Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar sonte në emisionin “10 minuta” në TV21, i është është përgjigje pyetjes nëse pritet të ketë stabilizim të çmimeve ushqimore në periudhën e ardhshme.
Sipas tij, tashmë veç se ka filluar stabilizimi i çmimeve dhe lëndëve të para.
“Po flasim për ato lëndë të para që kanë ndikim të madh në përcaktimin e çmimit të produktit final. Presim stabilizim diku rreth muajit shkurt/mars edhe në fushën e çmimeve të energjisë elektrike”, tha Bekteshi.