Xherdan Shaqiri: Doja të shënoja edhe një gol ndaj Serbisë

Futbollisti me origjinë nga Kosova, i lindur në Gjilan, Xherdan Shaqiri, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës, deklaroi se do donte të shënonte edhe një gol ndaj Serbisë, në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 2-3 për “Helvetët”.

Shaqiri u shpreh se nëse sfida do të fitohej me rezultatin 2-4, kundërshtari i radhës për zviceranëtnë 1/16 do të ishte Koreja e Jugut dhe jo Portugalia. 31-vjeçari nënvizoi se për këtë shkak u grind edhe me trajnerin, pasi ky i fundit vendosi që ta zëvendësonte.

Ndeshja ndaj Serbisë ishte e veçantë dhe Shaqiri e pranoi se kishte shumë emocione. “Por unë e dija që nga viti 2018 se çfarë po prisja. Kisha shumë emocione të përfshira, por unë isha i përqendruar në performancën time”, shtoi ai.

Në atë sfidë mua me Granitin na vërshëllenin sa herë që preknim topin. Por unë ia tregova pas golit duke i vënë në heshtje, ndërsa për sa i përket Xhakës mendoj se i dërgoi përshëndetjen dikujt që do ta ketë provokuar i pari”, ka thënë mes tjerash ai.

Në fund ai foli edhe për përballjen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Ne kemi dëshmuar se mund t’u shkaktojmë shumë probleme. Gjithçka është e mundur në një Botëror, në një lojë, siç tregoi loja e Argjentinës, kur Australia pothuajse barazoi pak para fundit. Nëse të gjithë shkojmë përtej kufijve tanë, ne mund të krijojmë shumë probleme për çdo kundërshtar”, theksoi Shaqiri.

Xherdan Shaqiri realizoi golin e parë për Zvicrën në sfidën ndaj Serbisë. Në ndeshjen e tij të 111-të për Zvicrën, Shaqiri vendosi disa rekorde. Ai është futbollisti i parë i Zvicrës që shënon në tre Kupa Botërore radhazi. Që nga viti 2014 vetëm ai, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shënuar të paktën një gol në çdo turne.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu