Për 31 vjet pedagog në Tiranë, sot në SHBA. Profesor Ferunaj: Pse u largova nga Shqipëria

Sonte në Shqip nga Rudina Xhunga do të ndiqni një tjetër histori Shqipërie. Përparim Ferunaj, punoi për 31-vjet si profesor në Universitetin e Sporteve. Nga 1985 deri në 2016. Më pas iku në SHBA. Rrugëtimin e tij, e ndau në Shqip.

“Faleminderit për hapësirën, sepse përmes Dritare TV ne kuptojmë se ka shumë shqiptarë të mirë anë e mbanë botës që na nderojnë dhe këta njerëz njihen shumë pak nga publiku.

Në Tiranë kam jetuar deri në vitin 2016. Atje kam lindur dhe jam rritur. Në 2014 fitova green cart dhe isha në dilem2 pasi në Tiranë kisha një punë për t’u pasur zili, isha profesor në Universitetin e Sporteve për 31 vjet. Nga 1985 deri në 2016 isha pedagog në Universitetin e Sportit.

Njerëzit gjejnë justifikime për të mos u marrë me sport dhe aktivitet fizik. Unë kam dhënë disa lëndë, sporti im i parë ka qenë peshëngritja dhe kam qenë kampion. Ndërsa në Universitet kam dhënë lëndën e skive, të notit, arteve marciale. Sipas kohës ndryshonin llojet e sporteve”.

Pyetjes së zonjës Xhunga, se përse emigroi kur kishte një jetë të mirë edhe në Shqipëri, profesor Ferunaj, iu përgjigj:

“Njeriu nuk emigron për arsye financiare, unë financiarisht isha mirë edhe gruaja punonte, ishte inxhiniere por punonte mësuese në liceun artistik.

Për sa i përket arsyes që më shtyu mua të emigroja, dua të them që njeriu është një qenie sociale, pra nuk ka nevojë vetëm të ushqehet dhe një shtëpi, unë këto i kisha. Jeta e njeriut varet dhe nga ambienti që ka përreth. Me thënë të drejtën, unë lumturinë për herë të parë e kam ndjerë këtu 7 vite në Amerikë. Çdo ditë punoj me amerikanë, kam krijuar një profil, pra ndihmoj moshat e treta.

Unë kisha një peng atje, pengu im ishte im bir. Im bir ka qenë një nga nxënësit më të mirë të shkollës dhe me rezultate shumë të mira në degën “Marrëdhënie Diplomatike” dhe ai ishte pengu im më i madh. Nuk isha i zoti t’i gjeja një punë. Ai punoi në ‘call center’ i thashë ta linte atë punë.

Ndërkohë, në ditëlindjen e tij, ne na erdhën letrat dhe im bir nuk u kualifikua, sepse procesi i bashkimit familjar zgjati shumë dhe ai i kaloi 21 vjeç, pra, në bazë të ligjit amerikan, ai u dogj. Ne pritem këtu dhe 6 vjet të tjera, pas 8 vjetësh nga 2014, dhe tani im bir ka ardhur.

Ne erdhëm në Amerikë për djalin, por edhe për veten tonë. S’jam bërë pishman, jam shumë mirë këtu”, u shpreh Ferunaj në Dritare TV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu