Arrestimi i Ramush Haradinajt, flet për herë të parë bashkëshortja: Ramushi nuk është në paraburgim?

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve që janë bërë se burri saj sot është paraburgosur.

Anita në një prononcim për RTK ka thënë se deri më tash nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje. Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për neglizhencë.

“Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke e pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet”, ka thënë Anita Haradinaj.

“Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare”, shprehet ajo./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu