LAJMI I FUNDIT/ Ramush Haradinaj reagon pas arrestimit në Francë (FOTO)

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të tij nga autoritetet Franceze.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka thënë se ndjen keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre, shkruan Albeu

“Të dashur qytetarë të Kosovës,
Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.
Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.
Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës,„Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush”.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!
Do të takohemi shpejt në Kosovë!
Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”, transmeton InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu