Pamje të rënda, momenti fatal i aksidentit të Laprakës, 28 vjeçarja del nga dritarja e makinës (VIDEO)

28 vjeçarja Xhenis Trebeshina po udhëtonte si pasagjere në një fuoristradë që drejtohej nga shoku i saj Ervin Bixhi, kur humbi jetën tragjikisht në orët e para të ditës së djeshme, rreth orës 00:45. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tejet e fortë sa e reja ka dalë nga dritarja e makinës, duke rënë në asfalt. Televizioni Report TV ka publikuar pamjet e këtij aksidenti tejet të rëndë që ka ndodhur në kryqëzimin e madh të Laprakës.

Siç shihet qartë në pamje, drejtuesi i mjetit Jeep që rezultoi të ishte punonjës policie, vjen nga dogana dhe në kryqëzim hap sinjalin për të hyrë në rrugën e Spitalit Ushtarak. Në këtë moment në korsinë tjetër nga Zogu i Zi vjen me shpejtësi sketerrë Ervin Bixhi që drejtonte gjithashtu një Jeep. Policia tha se ai ka qenë në gjendje të dehur, por edhe pamjet e tregojnë qartë se lëvizte me shpejtësi dhe pa respektuar asnjë rregull të kalimit në kryqëzim. Shkaktari i aksidentit udhëtonte me dy vajza në makinë, ku e vdekur mbeti Xhenis Trebeshina me profesion juriste. Të gjithë personat e tjerë që u përfshinë në aksidentin e rëndë kanë shpëtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu