Pas zgjedhjeve mund të vlerësohet se Marrëveshja e Përzhinës dështoi në aspektin e ndarjes së partisë nga shteti, ndërkaq dha rezultate në disa zgjidhje të pjesërishme, që u morën vesh në të ashtuquajturat dy Marrëveshjet e Përzhinës, vlerëson Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, për REL në gjuhën maqedonase. Qeveria e re fillimisht duhet që ta sigurojë punën e Prokurorisë Speciale (PSP) dhe të punojë në reformat e trupave rregullator, thotë ai.
Sa mund të llogaritet Marrëveshja e Përzhinës e suksesshme, duke parë nga këndvështrimi i mbajtjes së zgjedhjeve?
A siguroi Marrëveshja e Përzhinës atmosferë më korrekte dhe më demokratike?
Duke e pasur parasysh atë se si rrodhi dita zgjedhore, do të kisha thënë – PO, zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike. Ndërkaq në lidhje me atë para zgjedhjeve dhe retorika që është përdorur nuk do të kisha thënë se ishte në frymën më demokratike, megjithatë ai nuk ishte qëllimi i Marrëveshjes së Përzhinës.
Instituti për Demokraci ishte njëra nga organizatat që e përgatiti dokumentin për reforma prioritare. Sipas jush, cilat nga pikat e reformave prioritare kanë ngelur që të zbatohen dhe çfarë ka ngelur pa u realizuar nga Marrëveshja e Përzhinës?
Kuptohet se gjithçka që ne futëm si prioritet urgjent në dokumentin, në njëfarë mënyre ka reflektuar ose është operacionalizuar në Raportin e Pribesë, kështu që përsëri bëjmë thirrje në atë dokument dhe se reformat që janë të theksuara atje, janë ata kyçe që duhet të implementohen. Fillimisht flas rreth sigurimit të mandatit të Prokurorisë Speciale dhe këtu duhet të shohin se si Gjykata Kushtetuese do të reagojë në lidhje me kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale. Kuptohet duhet të reformohen edhe trupat rregullator.