Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze ishte një vendim i mirë.
Këto komente Nikoliç i ka bërë menëherë pasi ai u ndalua të vizitonte Kosovën në ditën e Krishtlindjes Ortodokse.
“Arrestimi i Ramush Haradinajt ishte një vendim i mirë i Francës dhe tani do të presim vendimin për ekstradimin e tij në Serbi.
Ne do të vazhdojmë. Serbia ende ka shumë sprova mirëpo serbët e dinë se sa i angazhuar jam për të ardhmen dhe unë besoj te Perëndia prandaj nuk mund të dështoj”, ka thënë Nikoliç.
Lidhur me festën e Krishtlindjeve Ortodokse, Nikoliç ka thënë se “pa marrë parasysh erërat politike që fryjnë në Serbi, flaka e qirinjve të ndezur nuk do të mund të shuhet”. /albeu