Mesa duket, nuk ka qënë vetëm Kim Kardashian që ka marrë kërcënime me jetën. E njëjta situatë paraqitet edhe për supermodelen Naomi Campbell, e cila ka thënë se është sulmuar nga disa persona të maskuar në Paris, të cilët e kishin kërcënuar se do e vrisnin.
46-vjeçarja ka rikujtuar këtë incident, i cili ka ndodhur në 2012, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ata më ndoqën që nga aeroporti. Më sulmuan. Më hapën derën e makinës dhe më thanë: “Naomi Campbell, do të vrasim”.
Supermodelja ka thënë se në fraksionin e sekondës ajo ka marrë vendimin për të luftuar sulmuesit.
Ajo ka shtuar më tej se dyshon që grupi i kriminelëve që tentuan ta grabisnin, mund të kenë qenë të njëjtët që kanë sulmuar Kim Kardashian.