Luiz Ejlli i dedikon Kiara Titos këngën e Butrint Imerit, si reagoi ajo?

Pas tentativave të shumta “për të bërë për vete” Kiarën, këtë herë Luizi ka shkuar më larg duke e përshëndetur moderatoren me këngën e fundit të Butrint Imerit.

Teksa në shtëpinë e “Big Brother VIP” po luhej kënga e artistit, Luizi iu drejtua Kiarës duke i thënë se e përshëndet posaçërisht me atë këngë.

Kiara vetëm i ka thënë “faleminderit“ dhe ka vazhduar punën e saj në kuzhinë.

Kujtojmë se Kiara dhe Butrinti kanë qenë në një lidhje për gati dy vite, por ata nuk kanë folur asnjëherë për lidhjen e tyre. Madje, u desh të kalonin 3 vite mga ndarje e tyre që Kiara të pranonte romancën e saj, pak muaj më parë në një intervistë.

Ditën e djeshme ajo foli në reality-show për partnerin e saj të fundit dhe ndarjen, duke lënë pikëpyetje se mund të ketë qenë duke folur edhe për Butrintin.

“Çohej në 8, shkonte në punë, mbaronte punën vinte në shpi, hante bukë, shkonte në palestër. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë. Zgjati goxha si lidhje. Ishin rrethanat që na çuan në ndarje, nuk kanë lidhje me mua ose atë personalisht. Janë rrethanat të tilla që të bëjnë të mbyllësh diçka. Punonte, jetonte jashtë shtetit.“- tregoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu