Real Madrid nuk do të hyjë në ankand për Bellinghamin

Endrick dhe Aurelien Tchouameni janë dy shembuj të lojtarëve që refuzuan ofertat më fitimprurëse për të veshur fanellën e Real Madridit.

Los Blancos janë të vetëdijshëm se nuk mund të përballojnë ofertat e bëra nga klube më të pasura dhe gjithmonë kanë shmangur hyrjen në një ankand për lojtarët.

Jude Bellingham tashmë është informuar se sa larg mund të shkojë Real Madridi në aspektin financiar dhe kjo është arsyeja pse ai po anon drejt bashkimit me gjigantët e La Ligas.

Për më shumë se një dekadë, klubi spanjoll ka qenë i qartë për kufijtë e pagave, të cilat bazohen në kritere logjike ekonomike. Gjatë viteve të fundit, asnjë lojtar nuk është paguar më shumë se dymbëdhjetë milionë euro në sezon.

Real Madridi nuk do të bëjë përjashtim me Bellingham. Drejtorët e klubit janë të vetëdijshëm se disa lojtarë, si Kylian Mbappe, do të zgjidhnin kontratën më të lartë, por ata nuk janë të gatshëm të joshin një futbollist duke rritur ofertën e tyre.

Kufiri është vendosur dhe askush nuk shkon përtej tij. Me kalimin e kohës, kontrata mund të rishikohet, por pikënisja është e qartë.

Në aspektin sportiv, ajo që mund të ofrojë Real Madridi është suksesi, një skuadër konkurruese, një trajner i respektuar dhe fitues dhe një klub i strukturuar në mënyrë perfekte.

Çmimi i Bellingham mund të jetë i lartë, por Real Madrid priret të jetë më i kujdesshëm me pagat e lojtarëve në përpjekjen e tyre për të balancuar faturën e tyre të pagave.

Ndërkohë, Los Blancos besojnë se marrëdhëniet e shkëlqyera që mbajnë me Borussia Dortmundin do të ndihmojnë në lehtësimin e një marrëveshjeje mes dy palëve.

Dortmundi pritet të marrë një shumë fikse prej 110 milionë euro me më shumë variabla që do të pasojnë, duke e bërë Bellingham nënshkrimin më të shtrenjtë në verën e vitit 2023. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu