Osmani: Vuçiç, ky “Drama Queen”

Në një intervistë për italianen Corriere della Sera, presidentja Osmani akuzoi Serbinë si një “kërcënuese stabiliteti në rajon”, duke ia atribuuar dhe bashkëpunimin me Wagner-in famëkeq rus.

Serbia kërcënon stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke bashkëpunuar me njerëz që kanë lidhje me grupin e mercenarëve rusë, Wagner”, tha presidentja e Kosovës, duke shtuar se tashmë Beogradi po luan duke ndjekur skemën imperialiste të Putinit, me idenë se mund të pushtojë territore të vendeve fqinje.

“Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor për ta shpërqendruar nga Ukraina. Për këtë, Serbia kërcënon sigurinë duke përdorur forca që bashkëpunojnë me grupin Ëagner, blerë armë ruse, dërguar paramilitarë në Veri të Kosovës dhe vendosur barrikada për të krijuar tensione”, tha Osmani, sipas së cilës, krizat në veri i shkakton Beogradi e jo Prishtina.

Sipas saj, Vuçiç po luan rolin e një “Drama Queen”, duke thënë se i bën të dyja: si piromanin ashtu edhe zjarrfikësin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu