Luizi i hap zemrën Teas: E kisha strategji t’i afrohesha një vajze për lidhje

Luizi dhe Tea u zgjodhën nga publiku si fituesit e provës së javës për shkak të këngës që kënduan të shtunën.

Për këtë fitore ata do darkonin sëbashku për triumfin e korrur. Gjatë darkës mes tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi dhe Tea diskutuan për strategjitë që kanë përdorur për lojën.

Tea: Ti ke bërë çdo gjë për të fituar, jo çdo gjë bëhet për lojë. Luizi: Këtu brenda po, jashtë jam tjetër njeri. Tea: Po dhe Kejvina prej teje doli

Luizi: Jo, doli prej vetes së vet, e gjërat që tha. Unë kam strategji por ca gjëra nuk i kisha menduar, për shembull punën me Kiarën nuk e kisha menduar kurrë

Tea: Po ti më ke thënë vetë që do e krijoje një flirt këtu për lojë. Luizi: Po, e kam thënë, por vetëm nëse do e ndjeja veten në vështirësi. Por me rastin e Kiarës jo.

Nderkohe Luizi dhe Kiara janë zënë sot për një fjalë. Kiara e ka kritikuar Luizin për fjalorin duke u shprehur se është ndjerë shumë keq. “Të jetë e para dhe e fundit herë që më drejtohesh mua me atë lloj fjalori në sy të të gjithëve. Kaq po të them. Ishte shumë e shëmtuar të dilte nga goja jote. Ti më përmend mua atë fjalën me b…? Kthyen kokën të gjithë banorët dhe jam ndjerë shumë keq”, i tha Kiara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu