“La Repubblica” i kushton një tjetër artikull Shqipërisë dhe kësaj rradhe për terrorizmin. Bëhet fjalë për një artikull me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare”.
E përditshmja italiane ngre alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në Shqipëri, pasi sipas saj është rritur numri i personave të radikalizuar islamistë në vendin tonë.
Sipas shkrimit i cili mendohet të jetë i bazuar në informacionet e marra shërbimet e Inteligjencës italiane, theksohet Italia është e rrezikuar nga sulme të mundshme dhe më i rrezikuari është rajoni i Puglias.
“Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Europën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata që Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.” shkruan “La Repubblica”.
Artikulli ngre dyshime se shumë shqiptare jetojnë në zonën e Pugias dhe ky është një faktor rreziku për banorët Italian që jetojnë në këtë zonë.
I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.
Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarë të radikalizuar sipas gazetës italiane vijnë edhe nga zonat jug-lindore të Shqipërisë. Në artikull thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.