Temperaturat e ulta duket se nuk i trembin reporterët, të cilët raportojnë nga terreni.
Gazetarja e kanalit turk Kanal D, Fulya Ozturk, i është dashur të dalë dje në front të kamerës për të pasqyruar kaosin në trafik në zonën e Zincirlikuyu të Stambollit.
Ajo shfaqet e mbuluar e gjitha nga dëbora, e cila bie pa pushim dhe komenton gjendjen e trafikut dhe kaosin, por e duhet se e ka harruar veten e saj, duke sfiduar të ftohtin.
Gazetarja e cila është e mbuluar me dëborë në temperatura mjaft të ulta, fytyra e saj duket se ka ngrirë për shkak të temperaturave ekstreme.