Prag Shën Valentini, Luizi paralajmëron një surprizë historike që nuk e ka bërë askush në “BBV”

Luizi di si të krijojë situata, lojë dhe spektakël. Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ai ka treguar se është mjaft kreativ, ndaj kureshtja për dhuratën e tij për Kiarën, në ditën e të dashuruarve, nuk ka munguar.

Kështu Luizi ka diskutuar së fundmi me banorët, të cilët i ka siguruar se plani dhe surpriza e tij për këtë Shën Valentin, do të jetë diçka që nuk është parë asnjëherë më parë në asnjë “Big Brother”.

Ai shkoi aq larg sa e cilësoi surprizën e tij si “historike.”

Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”, tha Luizi, pa zbuluar detaje të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu