Gjendet i vdekur në rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani” bashkë me bashkëshorten

Lajme të trishta vijnë nga vendi ku ra tërmeti katastrofik.Tragjedia ka prekur dhe kinematografinë turke pasi aktori i njohur, Cagdas Cankaya, dhe gruaja e tij, Zilan Tigris, kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues që ka goditur së fundmi Turqinë dhe Sirinë.

Cankaya, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur gjerësisht Kurulus Osman, u konfirmua se ishte varrosur nën rrënojat nga tërmeti shkatërrues, sipas llogarisë zyrtare të emisionit në Instagram.

Ekipi i serialit shprehu dhimbjen për humbjen e Cankaya dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu