Xhuli merr dhuratë një saç nga Atdheu për Shën Valentin

Modelja Xhuli Nura, e ka festuar e vetme Ditën e të Dashuruarve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Gjatë kohës sa ishte brenda, influencuesi Atdhe Xharavina kishte krijuar një lidhje të shkurtër me bukuroshen drenicase.

Megjithatë kjo lidhje u ndërpre në mes, pasi në një prej mbrëmjeve të spektaklit, ai u votua nga publiku për të lënë shtëpinë.

Por duket se Atdheu nuk e ka harruar Xhulin nga jashtë, teksa i ka dërguar një dhuratë në Ditën e Shën Valentinit.

Influencuesi nga Gjakova i ka dhuruar asaj një saç, kjo pasi Xhuli njihet si dashamirëse e gatimeve tradicionale.

Kamerat e BBVK kanë transmetuar momentin, kur ajo merr dhuratën e bërë nga Atdheu dhe ua prezanton banorëve të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu