Produksioni i ‘BBV’ del zbuluar, a ishte i planifikuar skualifikimi i Evës dhe debati i saj me Kristin?

Tashmë e kemi humbur numërimin, nuk e dimë e sata herë është që produksioni i “Big Brother Vip” del zbuluar edhe nga vetë banorët që janë pjesë e shtëpisë.

Ditën e djeshme dy banore u skualifikuan nga loja, me arsyen se kanë përdorur dhunë verbale. Largimi i Ermionës dhe Evës solli edhe diskutime në shtëpi, veçanërisht ai i aktores, e cila kishte vetëm një javë që u bë pjesë e formatit.

Kjo e fundit debatoi fillimisht me Kristin për kërcimin që duhet të realizonin, si detyrë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars Big Brother Vip.” Në një diskutim me Oltën, Kristi e pranon me gojën e tij, se atij “iu tha” që të debatonte me Evën. Olta u tregua e shpejtë për të korrigjuar Kristin, që të mos flasë më shumë.

Diskutimi:

Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.

Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.

Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.

Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes!

Kristi: Mos u kap te fjalët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu