Një tjetër shqiptare mes viktimave në Greqi, identifikohet 23-vjeçarja, po udhëtonte me të fejuarin kur trenat u përplasën

Një tjetër shqiptare është identifikuar në mesin e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhu në Greqi.

Sipas mediave greke mësohet se 23-vjeçarja Evgjenia Micka, e cila deri më tani rezultonte e zhdukur, ka humbur jetën. Lajmi u bë me dije nga avokati i familjes së 23-vjeçares, i cili tha se trupi i të resë u identifikua përmes analizës së AND-së.

Familjarët e shqiptares kërkuan ndihmë edhe në rrjetet sociale, pasi kishin humbur kontaktet me të që nga e marta kur dy trenat u përplasën në Larisa.

Ajo ishte duke udhëtuar me të fejuarin e saj kur dy trenat u përplasën në Tempi.

Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik. Mes viktimave është identitikuar edhe 60-vjeçari Pavlin Bozo i cili punonte në barin e një prej vagonave të trenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu