“Amari, 100 mijë euroshi im”, Olta Gixhari ndan fotot e ëmbla me të birin: Sot do nominoj Dorin

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas daljes nga Big Brother Vip të shtunë e kaluar, e cila vendosi të hiqte dorë vullnetarisht nga çmimi i madh për shkak të mallit që kishte për djalin e saj.

Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë disa foto me djalin e saj Amar, teksa krahas saj shkruan se dashuria e vogëlushit të saj dhe ajo se çfarë ka marrë nga fansat i ka mbushur shpirtin plot dhe e ka bërë të besojë se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës.

Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga spektakli i sotëm i BBV, Olta shkruan me ironi se sot do të nominojë bashkëshortin e saj Dorin, pasi nuk i ka bërë mirë fotot, teksa për Amarin shkruan se ai është 100 mijë euroshi i saj.

“Gjithë bota ime në një foto ♥? Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja! #100MijëEuroshiIm ???? #Sot NominojDorinSeNukIKaBërëMirëFotot” – shkruan ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu