Rama për arabët emiratas: Zoti i bekoftë

Kryeministri Rama i cilësoi si “vëllezër” arabët e Emirateve, duke thënë se janë ndër ata që më së shumti kanë ndihmuar Shqipërinë në ditë të vështira.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur më të nevojshme, për të mos u ndjerë të vetëm”, theksoi Rama gjatë një conference për shtyp me ministrin e Jashtëm emiratas Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

“E kemi ndjerë këtë miqësi vitet e fundit ku janë shënuar zhvillime shumë pozitive dhe një numër mbresëlënës sistematik shkëmbimesh që kanë krijuar mundësi për të ndërtuar jo vetëm programe të qëndrueshme bashkëpunimi por një lidhje dhe për të eksploruar së bashku për më shumë begati në mbarë këtë rajon”, theksoi i pari i qeverisjes shqiptare.

“Zoti ju bekoftë që jeni kaq të pasur e të përulur, që keni gjithçka e që silleni se asnjë gjë nuk është më e rëndësishme se miqësia e nuk i masni miqësitë në mbarë botën në bazë të madhësisë së vendit por bazë të vlerave të thella”, tha Rama.

Nga ana e tij, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

“Do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet dhe kanë bërë një punë kaq të mirë”, tha kreu i diplomacisë së Dohas.

Mes tyre u nënshkrua një marrëveshje për sigurinë kibernetike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu