Nuk dua që Bullgaria të kthehet në kohën e kongresit të Berlinit, kur Rusia dhe Austro-Hungaria u morën vesh për ti ndarë sferat e ndikimit në Evropë.
Kështu është shprehur presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike botërore, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai ka theksuar se, nëse presidenti Tramp do të niset drejtë ndarjes së sferave të interest dhe ndikimeve, kjo do të jetë e dhimbshme për Bullgarinë.
Plevneliev thotë se nuk është kundër ngrohjes së raporteve mes Rusisë dhe SHBAve, por shton se politika e presidentit rus Vladimir Putin, “po na kthen në shekullin 19”.
Ai shprehet krenar se është presidenti i parë bullgar që I kundështoi politikat aggressive të Moskës zyrtare./ina