Historia e Isuf Begaj: Gruaja më nxiti, që vetëm me 1 lopë, të ngrinim një perandori

Isuf Begaj, themelues i kompanisë “Erzeni”, rrëfen në “Real People” se si nisi gjithçka për ngritjen e kompanisë së tij. Ai i jep meritat bashkëshortes për iniciativen, dhe punës e dashurisë së palodhshme për bujqësinë, blegtorinë e natyrën.

“Morëm një lopë nga koperativa buqësore dhe këtë lopë e çova në 9-të krerë lopë brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra ishim të apasionuar si unë dhe ime shoqe, e cila kishte punuar në bujqësi por më tepër në blegtori edhe e kishim pasion bagëtinë. Duke bërë 10 krerë lopë, menduam ku ta çojmë në atë kohë gjithë atë qumësht dhe menduam të bënim një baxho. Por si do ta bënim? Se nuk kishim asnjë mjet në atë kohë. Ime shoqe ishte shumë inisiatore, tha do t’i gjejmë veglat. Mori kazanin e larjes së rrobave dhe një bidon që kishim marrë nga koperative për qumështin dhe filluam punën. Një fshatar solli dhe ai qumështin dhe filloi të shtohej sasia që grumbullonim.

Kjo më bëri që të kërkoja mjete pune në Berat dhe Kuçovë te llamarinpunuesit dhe kështu filluam me vështirësi. Kemi vuajtur shumë. Këtu kam pasur baxhon e vogël dhe na shkoi puna mbarë. Të gjithë atë prodhim që bënim e çonim me autobusë në Berat. I shisnim me një çmim të arsyeshëm me 170 kilja e djathit. Gruaja rrinte në merkato unë shkoja dyqan më dyqan të gjeje klientë dhe më pas e kapa të gjithë Beratin”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu