Qeveritarët serbë “kërcënojnë” Francën për ekstradimi e Haradinajt

Ministrja e drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviç dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, kanë komentuar në emër të qeverisë serbe rreth lirimit me kusht të Ramush Haradinajt.

Ministrja ka bërë të ditur se i kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth rastit të liderit të AAK-së, Haradinaj.

Ajo ka thënë se ka më shumë argumente kundër Haradinajt, të cilat janë dokumentar edhe përmes protagonistëve në ngjarje, të cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin e pronave dhe vrasjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë.

Gjuriç ka thënë se Serbia nuk e pranon të drejtën për mos gjykim të Ramush Haradinajt. Ai shtuar se ish-kryeministri serb ka vrarë, madje një fëmijë dyvjeçar.

Ai gjithashtu ka folur edhe për një rast të torturës që kanë përjetuar disa shqiptarë, të cilat personalisht i ka bërë Haradinaj.

Sipas Gjuriçit, të gjitha këto raste kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 dhe Serbia nuk beson se drejtësia franceze i është frikësuar disa protestave të shqiptarëve”.

“Nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën tonë për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej nesh.

E njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore. Serbia kërkon me ngul ekstradimin e Haradinajt”, shtoi Gjuriç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu