Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Jori Delli takohet me Olta Gixharin

Modelja shqiptare, Jori Delli ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Albania. Menjëherë pas daljes, Jori ka realizuar një takim me ish-banoren, aktoren Olta Gixhari, me të cilën kishte raporte të mira brenda BBVA.

Dy vajzat madje realizon një rubrikë argëtuese së bashku me titullin ‘surrati i bukur’ që ato tashmë po planifikojnë ta realizojnë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Si Jori ashtu edhe Olta kanë bërë postimi në rrjetet sociale përkatëse me njëra-tjetrën duke paralajmëruar projektin.

Ndërkohë, Jori ka bërë edhe një video me Oltën nën ritmin e këngës së Noizyt me Varrosin dhe MC Kreshën “16 Bars”.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin dy ish-banoret pas përfundimit të eksperiencës së tyre në formatin e Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë, kujtojmë që Olta vendosi që pas afro 100 ditësh qëndrimi në BBVA mori vendim të largohej nga ky rrugëtim.

@joridelli Zarf i Zi @Olta Gixhari #bbvipalbania #zarfizi ♬ original sound – 💗


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu