“Do të ketë dënime”, avokatët e Maradonës: Diegon e vranë mjekët

Avokati dhe përfaqësuesi i Diego Maradonës në kohën e vdekjes së “El Pibe de Oros”, Matías Morla, komentoi për herë të parë procesin ndaj disa mjekëve që kujdeseshin për “yllin” e ndjerë argjentinas.

“Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të përkujdesjes së keqe mjekësore dhe për këtë akuzohen mjekët”, deklaroi Morla, i cili tashmë ka një mosmarrëveshje me vajzat e ish-lojtarit, të cilat morën në dorë rrjetet sociale të Maradonës dhe faqen e tij zyrtare në internet.

“Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje”, shtoi Morla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu