Institucionet e Kosovës gjatë ditës së shtunë kanë bërë që treni i nisur nga Serbia për në pjesën veriore të Kosovës të kthehej mbrapsht për në Beograd.
E në rrjetet sociale ka nisur një fushatë nga qytetarët e Kosovës kundër këtij treni.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjetin social Facebook, kosovarët kanë ilustruar një tren në të cilin janë vendosur figurat e Ismail Qemajlit dhe Isë Boletinit me flamurin kombëtarë.
Treni ka mbishkrimin “Autochthonous Express”, që i bie “vendasit”.
“Tash po niset treni nga Drenica për Serbi”, janë disa nga mbishkrimet që qytetarët e Kosovës ia kanë bashkangjitur kësaj fotoje.