“Merkel bëri ‘gabim katastrofik’ që ua hapi dyert refugjatëve”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar për “Times of London” se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një “gabim katastrofal” me politikën e saj që la një valë prej miliona refugjatësh të hynin në vendin e saj.

“Mendoj se ajo bëri një gabim shumë katastrofal dhe ky gabim ishte pranimi i gjithë këtyre ilegalëve”, shkruan “Times” përmes Twitterit, duke cituar Trumpin të ketë thënë në intervistë.

Trump u zgjodh president në SHBA me premtimin se do t’i mbyllë dyert për refugjatët dhe do të dëbojë nga shteti miliona emigrantë të paligjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu