Të paktën 5 persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë në një klub nate në Meksikë pas festivalit muzikor BPM.
Një i armatosur qëlloi nga një dritare e hapur e klubit Blue Parrot në plazhin Del Carmen mëngjesin e sotëm.
Klubi ishte një nga vendet pritëse të festivalit BPM në Meksikë, i cili sjell më shumë se 150 DJ nga e gjithë bota.
Mediat lokale raportojnë se incidenti është i lidhur me luftën mes kartelëve të drogës në këtë zonë.
DJ skocez Jackmaster që po performonte në momentin e të shtënave shkroi menjëherë në Twitter: “Qëndroni në hotelet tuaja e mos dilni. Dikush erdhi në klubi dhe filloi të qëllojë”.
Besohet se në mesin e të vrarëve është një roje sigurie, raporton “International Business Times”.
Ende nuk dihet numri i të plagosurve ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.