Në verën e vitit 1944, amerikanët dhe britanikët hoqën dorë nga planet për vrasjen e Hitlerit. E kishin kuptuar se Führeri është bërë arma e tyre sekrete; ashtu ishte edhe me sjelljen e tij irracionale dhe paaftësinë prej strategu ushtarak.
Po nga oficerët e burgosur gjermanë, ata nisën ta kuptojnë se nazistët ishin aq fanatikë, saqë duhej të mundeshin gjithsesi. Një vrasje, sikur tentimi i kolonelit von Stauffenberg me 20 korrik të vitit 1944, do të mund të interpretohej si thikë pas shpine nga oficerët tradhtarë dhe një version i partisë naziste mund të ketë mbetur në pushtet edhe me dekada pas luftës. Ashtu siç ishte, dorëzimi i pakusht i vitit 1945, pasoi nga programi i kapjes së nazistëve dhe i gjykimeve të Nurembergut, shkruan sot “Koha Ditore” .
Të gjithë kanë dëgjuar për kurthin e 20 korrikut, falë filmit të vitit 2008 “Valkyrie”, ku luante Tom Cruise në rolin e von Stauffenberg. Por sa veta prej nesh kanë qenë në dijeni se ky ishte atentati i dytë dramatik ndaj Hitlerit? I pari ishte më 8 nëntor të vitit 1939, i dyti dy muaj pas nisjes së luftës, dhe kjo ngjarje tani shtjellohet në filmin “13 Minutes”. Një film provokues i regjisorit Oliver Hirschbiegel, i cili më së miri njihet për filmin e vitit 2004 “Downfall”.
Në tentim-vrasje u fut një alamet bombe. Ideja ishte që ajo të detonohej në Bürgerbräukeller të Munichut, fill te shtylla prapa një vendi ku ruheshin librat e ku Hitleri mbante fjalimin e përvitshëm, në vendin e njëjtë, në kohën e njëjtë për të shënuar përvjetorin e “Beer Hall Putsch”.
Fatkeqësisht atë natë lideri i nazistëve do të dilte nga Bürgerbräukeller më herët se sa zakonisht, 13 minuta para se bomba të shpërthente. Ky atentat i cili doli i pasuksesshëm, pa dyshim se do të ishte diçka e mirë. Natyrisht se do t’i shpëtonte 40 milionë njerëz, sepse edhe njerëzit më të rëndësishëm të Hitlerit ishin aty. Himmleri, Goebbelsi, Hessi dhe arkitekti i Holokaustit, Reinhard Heydrichu, ishin të ulur në rendin e parë dhe do të vdisnin bashkë me udhëheqësin e tyre. Ata e lëshuan ndërtesën në të njëjtën kohë dhe bomba rrëzoi muret e si pasojë tetë pjesëtarë të audiencës vdiqën, përfshirë edhe kamerierët.
Përse ishin 13 minuta? Sipas Hitlerit, ky ishte fat. Fjalimi i tij i cili ishte i paraparë të zgjaste dy orë ishte ndarë në gjysmë për shkak të mjegullës që mbretëronte përjashta, që do të thoshte se ai duhej të kthehej në Berlin me tren atë natë e jo me aeroplan. Kur e kishte marrë vesh për bombën, ai kishte thënë: “Lëshimi i Bürgerbräukeller më herët se zakonisht është provë se Perëndia do që unë t’i arrij qëllimet e mia”. Ndoshta ajo që e bën më të jashtëzakonshëm komplotin e 8 nëntorit sesa atë të 29 korrikut, ku ishin të përfshirë qindra konspiratorë, është për faktin se këtu ka qenë i përfshirë vetëm një person.