Kjo video e publikuar në Troll Anthammas, për dy ditë të vetme është parë më shumë se dy milion herë. Në kamera shihet një njeri që duke ecur rrugës i rrëmben kuletën një njeriu tjetër, derisa ishte duke u marrë me motoçikletën e tij,
Nuk dihet nëse kjo sjellje është e qëllimshme apo ka ndodhur me të vërtetë, mirëpo prezanton një mundësi të vërtetë të të shprehurit të tillë para kamerës.
Pasi e zbulon që është parë në kamera, ai e hedh kuletën në tokë, e thirr njeriun pranë motoçikletës, i tregon që i ka rënë kuleta dhe vazhdon të qëndrojë para kamerës, me një sjellje shumë të pazakontë. /Lajmi.net