Deputetët në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve nacionale të vendeve anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinësi vende ku ka “kushte të papranueshme”.
Në të njëjtën kohë eurodeputetët u kanë bërë thirrjevendeve të BEsë që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azilkërkuesve nëvende të tjera, sidomos nga Greqia. Disa folës në seancën e Europarlamentit bënë thirrje që të dëgjohet thirrja e dëshpëruar e refugjatëve që janë në ishujt grekë, por siç theksuan “edhe në vende të tjera, siç janë Serbia dhe Republika e Maqedonisë” dhe eurodeputetët theksuan se është “e papranueshme” që nuk reagohet,duke pyetur “sa njerëz duhet të vdesin nga ftohti që BE-ja të reagojë”.
Sipas debatit në shtëpinë ligjvënëse të bashkimit Evropian, deri më tani janë transportuar vetëm gjashtë për qind nga 160.000 azilkërkues, të cilët duhet të barten nga Greqia në Itali.”Ne nuk jemi krenarë me këtë gjendje të dhimbshme”, theksoi komisari për ndihmë humanitare tëBEsë”, Hristos Stiliadis. Eurokomisari sqaroi se Unioni ndan mjaft para që t’i ndihmojë Greqisë që të përballet me kushtet e papara deri më tani, por theksoi se “disa dobësi në terren nuk kanë lejuar që paratë e marra nga Brukseli të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.