Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias u shpreh mbremë gjatë një intervistë televizive në kanalin shtetëror ERT me ironi ndaj Shqipërisë në ku i pyetur për incidentin me shoferin e ministrisë së Jashtme shqiptare i cili u akuzuar padrejtësisht se hyri në Greqi me një hartë të Shqipërisë së Madhe, Kotzias u shpreh si më poshtë:
“Ne jemi një vend me institucione të forta dhe kapacitete të madhe. Kundër nesh kanë dalë disa vende që janë formuar dy dekadat e fundit. Këto shtete kanë një popullsi të re dhe ndonjëherë veprojnë me vrull që çon në nacionalizëm.”, shkruan Laspi.
Disa orë pas kësaj deklarate kryeministri Rama më anë të një video në faqen e tij në facebook ku dregohet një hartë e vjetër të cilën ai mban të zmardhuar në sallën e hartave në kryeministri, tregon trojet e vjetra shqiptare. Mos vallë kjo është mënyra e tij për t’u përgjigjur Kotzias? Videon në fjalë Kryeministri e ka lënë pa koment./lexo.al