Ja çfarë kanë zbuluar ekspertet e gjuhës së trupit për çiftin Donald-Melania

Melania Trump është “objekt” për burrin e saj. Në këtë përfundim ka arritur një eksperte e gjuhës së trupit, e cila ka analizuar sjelljen e Zonjës së Parë në ditën e inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Të ndjekur nga kamerat televizive, presidenti amerikan dhe gruaja e tij janë analizuar me imtësi në ditën që Donald Trump bëri betimin.

Shumë ekspertë u shprehën se kishin vënë re natyrën në dukje të ftohtë të marrëdhënies mes çiftit, sidomos në krahasim me çiftin Obama.

“Melania është një objekt për të [për Trump]”, tha Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur.

“Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie” tha ajo për Mic.

Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspert, Patti Ëood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar, shkruan Panorama.

Një shembull tjetër i cili ka marrë më shumë vëmendje ka ndodhur kur ata dolën nga makina.

“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Wood për “Mail Online”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu