Fadil Cana emërohet drejtor i ri i Klinikës Infektive në Shkup

Drejtor i ri i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është emëruar infektologu i njohur Fadil Cana.

Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Cana njihet si specialist i sëmundjeve infektive, duke qenë si pjesë e stafit të kësaj klinike. Ai në këtë detyrë vjen duke zëvendësuar drejtoreshën e deritanishme Milena Stevanoviq. Cana thuhet se është kuadër i ASH-së dhe se deri tani ka ushtruar postin e kryetarit të bordit të Fondit të Shëndetësisë. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu