Kuvendi i Shqipërisë nuk miraton 50 milion dollarë ndihmë për Kosovën

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e deputetit Lulëzim Basha për të ndihmuar me 50 milion dollarë Kosovën.

75 vota ishin kundër amendamentit të Bashës, i cili kërkoi që 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit të shkonin për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës.
Pas rrëzimit të amendamentit, Lulzim Basha ka thënë se strategjia e sigurisë kombëtare do duhet t’i nënshtrohej debatit.

“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë. Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO të zvarritet me dokumente burokratikë”, ka thënë ai, i cili pyeti nëse përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi dhe sabotimi i integritetit territorial të Kosovës, si ato në Banjskë.

“Është e pafalshme që kjo pyetje vetëm 6 muaj pas sulmit në Banjskë nuk shtrohet. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare te Shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave mbrojtëse të Kosovës? A ka në dorë Shqipëria të bëjë diçka për ti ardhur në ndihmë Kosovës? A duhet të bëjmë diçka që Kosova të marrë sinjalin që Shqipëria nuk po fërkohen duart, por po kontribuon”, ka thënë Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu