A duhet të ndihet Serbia e rrezikuar që SHBA po i shet “Javelin” Kosovës? Ja si i përgjigjet komandanti amerikan gazetarit serb

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”. Harris ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’iu lihet politikanëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, -ka thënë Harris për Tanjug në Uashington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu