Ushtarët me “shqiponjë”, mediat greke: Fajtore është Çamëria (FOTO)

Pas fotove që tronditën Greqinë, ku disa ushtarë grekë me origjinë shqiptare, kanë bërë shqiponjën dykrenare me duar, mediet greke kanë gjetur “fajtorin” për këtë veprim.

Sipas medieve greke, fajtore për këtë është propaganda e çështjes Çame, që sipas tyre ka ndikuar tek rekrutët shqiptarë, që të shfaqen me simbolin kombëtar të shqiponjës.

Kjo ide e grekëve ka përfshirë një sërë gazetash të tyre, të cilat me gjuhë të ashpër kanë drejtuar gishtin drejt fajtorit imagjinar: Çamërinë.

Fotoja e ushtarëve me origjinë shqiptare solli një reagim të ashpër nga Athina zyrtare që paralajmëroi marrjen e masave të menjëhershme dhe dënimin e ashpër të ushtarëve ,transmeton Shqieperiaime

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu