Berisha: Treni serb do të thotë aneksim i veriut, shqiptarët të luftojnë për kufijtë e Kosovës

Në një intervistë dhënë gazetarit Çim Peka në “Fakt” për “Syri.net”, Sali Berisha ka folur për luftë të armatosur te shqiptarëve kudo që janë në mbrojtje të kufijve aktual të Kosovës.

“Tren do të thotë aneksim të veriut, e kjo për shqiptarët është luftë” u shpreh ish-kryeministri Berisha. “Nuk i pengon qenia në NATO shqiptarët të luftojnë për kufijtë e Kosovës” ka theksuar ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Intervista që pritet të trazojë në mënyrë të veçantë nacionalistet e Ballkanit do të transmetohet sot në 20.00 në “Syri.net”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu