Teksa tensionet mes Kosovës e Serbisë kanë arritur kulmin, për çështjen e trenit serb, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron luftë në Ballkan.
Në një intervistë dhënë gazetarit Çim Peka në “Fakt” për “Syri.net”, Berisha ka folur për luftë të armatosur te shqiptarëve kudo që janë në mbrojtje të kufijve aktual të Kosovës.
“Tren do të thotë aneksim të veriut, e kjo për shqiptarët është luftë” u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Ndërkohë sipas ish-kryeministrit, “Nuk i pengon qenia në NATO shqiptarët të luftojnë për kufijtë e Kosovës”