Një nga momentet më të përfolura gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump ishte pjesa ku Donald Trump kthehu kokën pas nga gruaja e cila i buzëqeshi, por brenda disa sekondave u vu re diçka e çuditshme.
Menjëherë fytyra e Melanisë ndryshoi, mimika e saj u la përshtypje të gjithëve, pasi buzëqeshja u zhduk brenda disa sekondave.
Ky moment u regjistrua dhe u shpërnda masivisht në internet dhe pyetja që të gjithë bënë ishte: Çfarë ndodhi në ato momente, pse Zonjës së Parë i ndryshoi fytyra menjëherë?
Kështu që njerëzit pasi panë me vëmendje klipin vunë re se pas Melanisë ndodhej Ivanka, vajza e Donald Trump, e cila atë ditë ishte veshur si një princeshë dhe mori vëmendjen e të gjithëve.
Trump nuk u kthye pas për gruan e tij, por për Ivankën me të cilën shkëmbeu një bisedë të shkurtër dhe një buzëqeshje, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Melania-s, e cila vrenjti fytyrën dhe ngriti vetullat, gjë që u vu re nga të gjithë.