Shpesh herë, artistët janë konsideruar si qenie “paranormale”, në sensing që janë ndryshe nga të tjerët; kanë një jetë përrallore, fitojnë shumë të mëdha, bëjnë udhëtime pafund etj.
Kjo vihet re edhe te këngëtarët shqiptarë, të cilët kanë filluar të shihen me një sy tjetër, krejt të ndryshmë nga të tjerët normal.
Silva Gunbardhi, një nga emrat e njohur në skenën shqiptare, ka shkruar një status në Facebook, ku tregon se ajo është një njeri shumë normal, i barabartë me të tjerët. Ajo gjithashtu i ka kërkuar ndjekësve të saj t’I luten Zotit për të, pasi shumë shpejt do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy.
Postimi i plotë i Silva Gunbardhit:
“Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion POR askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta,probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt në mend se sado të fitoj një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim.Pres me ankth ditën e nesërme ku jam e detyruar ti nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpres që unë mund të shikoj më në fund si njerzit normal! Nëse keni kohë lutuni Zotit për mua!” /shqiperiaime.al