Në qytetin Kosta del Sol policia ka hasur në një investigim në shtëpinë e një çifti të martuar, burri 49 vjeç, gruaja 50 dhe vajza e tyre më e vogël 12 vjeçare, janë gjetur të vdekur në banesën e tyre si pasojë e qindra kilogramëve të rrobave që u kanë shkaktuar vdekjen.
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga vajza tjetër e tyre 18 vjeçare e cila gjatë ngjarjes ka qenë në gjumë pasi ka kaluar natën në internet. Mali me rroba ka rënë si pasojë e ambientit të vogël të katit të sipërm i cili ka qenë i mbushur tejmase dhe është ndarë në mes duke zënë nën të familjen, transmeton InfoShqip.com
Çifti kanë vuajtur nga një sindromë ‘Diogenes Syndrome’ dhe si pasojë e kësaj ata kanë mbledhur rroba të të gjitha llojeve dhe i kanë ruajtur në shtëpinë e tyre.
Fqinjët kanë shpjeguar se ata kanë qenë një familje e dashur dhe e qetë por dhe që nga ballkoni i tyre shiheshin pakot e stërmbushura deri në tavan.
Mjekët po kryejnë autopsinë për të parë nëse vdekja është shkaktuar nga asfiksia./InfoShqip.com