Serbia nxjerr në pah frikën më të madhe. A do ta kërkojë SHBA-ja njohjen e Kosovës?

Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, ka thënë se ndihet i frikësuar pasi SHBA-të do i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe nga deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mathis, i cili tha se tema e njohjes së Kosovës do të shtrohet para anëtarësimit të Serbisë në BE.

“A do të thotë kjo se SHBA-të kanë hequr dorë nga qëndrimi për të mos ushtruar presion dhe për të mos kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia? Nëse ka pasur një zhvillim të tillë, atëherë ky është trend negativ për Serbinë”, ka deklaruar Drecun, shkruan “Tanjug” ,transmeton Shqiperiaime


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu