Turqia i çon SHBA-së një dosje të re si dëshmi për ekstradimin e Gulen-it

Ankaraja ia ka dërguar sot SHBA-së një dosje të re duke e kërkuar me ngulm ekstradimin në Turqi të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen.

Turqia e akuzon Gulen-in për orkestrimin e tentim puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik 2016, transmeton Express.

Në dosje, e cila është e para qëkur Donald Trump mori edhe zyrtarisht detyrën e presidentit amerikan, Turqia përfshiu një seri “provash” për të cilat ka thënë se e forcojnë kërkesën e saj për ekstradimin e Gulen-it.

Në dosje përfshihet edhe një aktakuzë, e datuar 30 janar 2017, dhe e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Izmirit, me një listë prej 270 të akuzuarve. Në aktakuzë, të dyshuarit, përfshirë dhe Gulen, akuzohen për “tentim për ta prishur urdhrin kushtetues, tentim për të rrëzuar parlamentin turk dhe për ta parandaluar atë nga kryerja e punës, si dhe për pjesëmarrje në organizata të armatosura terroriste.”

Aktakuza 1.300-faqeshe i është dërguar Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, përmes emailit./Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu