Rama flet për Trump dhe tregon pse nuk shkon në Greqi e Rusi

Në studione Ilva Tares në Ora News, kryeministri Rama komentoi arsyer e refuzimit të Athinës që ai të vizitojë Greqinë dhe pse homologu i tij grek nuk vjen në Tiranë.

“Jetojmë në një rajon kur para 20 vjetësh zhvillohej kasaphanë ku nuk numëroheshin të vdekurit. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin edhe ato të dënimit të shqiptarëve për shqiponjën. Pse nuk e kam vizituar Greqinë? Nuk janë krijuar kushtet. Do ta prisja me kënaqësi një vizitë, ashtu sikurse pres kryeministrin grek. Nuk janë krijuar kushtet.

Një vizitë në Moskë?

“Nuk jam këtu për të shpjeguar të gjitha spekulimet në shtyp. Shtypi ka nevojë klikime. Nuk është problemi im”.

Do t’i jepte sot të njëjtën përgjigje për Donald Trump?

“Për kandidatin kam thënë gjërat që kam menduar, për Presidentin nuk kam thënë asgjë. Unë jam Edi Rama, jam sot kryeministër me të mirat dhe të metat e mia nuk kam ndërmend që për arsye të kostumit kur të mbaroj kjo punë…

Basha tha se do të kemi probleme me SHBA-të…

“Më kujton personazhin e Nori Han e mbështjellë me batanije që priste radio Londrën për të shpëtuar nga zgjedhja e bashkëpronarëve të katit të sipërm. Këto janë biseda që as në kafenetë e fshatit nuk bëhen që të jetohet me idenë se Amerikan gdhihet dhe ngryset me dhe se marrëdhëniet tona me Amerikën janë marrëdhënie që kalojnë me inate nga loja me top në lagje” –tha Rama./arbresh


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu