Pse Ibrahim Rugova mbante gjithmonë shall? “Çdo shall i Rugovës kishte kuptimin e vet”

Stilistja, njëherësh bashkëshortja e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Blerina-Kllokoqi Rugova, në Rubikon të KTV-së, potencoi se çdo shall, çdo veshje e presidentit është ruajtur.

Ajo theksoi se çdo shall i tij kishte kuptimin e vetë.

“Çdo shall, në çdo takim e ka pasur kuptimin e vetë”, ka thënë Kllokoqi-Rugova.

Krahas saj, përgjegjësi i protokollit në kohën e Rugovës, Adnan Merovci, tregoi se si një jelek dhe një shall i Rugovës, si rezultat i udhëtimeve, kishin mbetur te ai.

Merovci theksoi se i ruan ato, ndonëse nëse do të duhej, ai do t’i kthejë.

“Jeleku dhe shalli i tij, i kam marrë e i kam përvetësuar. Kanë mbetur si rezultat i udhëtimeve tona, por pastaj kanë mbetur të unë”, ka thënë ai. “Do t’i kthej nëse duhet”/koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu