Kjo është një ndër shtëpitë më të bukura në Tiranë dhe është zgjedhur si një banesë e veçantë dhe e denjë për tu ndarë me audiencën e revistës “Floor Nature”. Në të shkruhet se arti dhe natyra janë dy elementet kyçe që kanë frymëzuar dizenjuesin e kësaj shtëpie private.
Projekti është frymëzuar nga koleksioni privat i pronarit të shtëpisë dhe nga natyra që e rrethon vilën.
Vila është në pronësi të një koleksionisti të njohur arti në Shqipëri. Emri i tij nuk jepet, por ai ka një galeri arti brenda në shtëpi.
Vila trekatëshe është 640 metra katrorë dhe më poshtë mund të gjeni disa prej fotove të ambienteve të saj të brendshme e të jashtme.