Donald Trump ka njoftuar në Truth Social se ka ndërmend të rihapë burgun Alcatraz për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm të SHBA-së. Ai shkroi:
“RINDËRTOJENI DHE HAPENI ALCATRAZIN! Për shumë kohë, Amerika është përballur me kriminelë të dhunshëm që nuk sjellin asgjë tjetër përveçse vuajtje.”
Trump theksoi se do të përdorë Alcatraz për të mbajtur larg nga shoqëria kriminelët më të rrezikshëm dhe deklaroi se ka urdhëruar disa agjenci qeveritare të fillojnë përgatitjet për rihapjen e burgut. Ai shtoi:
“Do të rihapim ALCATRAZIN për të strehuar kriminelët më të dhunshëm dhe më të pamëshirshëm të Amerikës.”
Alcatraz, një burg që u mbyll në vitin 1963 për shkak të kostove të larta, mund të kërkojë një investim të madh për t’u rikthyer në funksion.